Përfytyro të zgjohesh me jetën e përsosur… por që nuk është jotja.
Në ditëlindjen e saj të 36-të, Xhozi, një britanike beqare që jeton në Bruklin, mendon se më në fund gjërat po i ecin mbarë. Emisioni i saj në radio po korr sukses dhe ndoshta djali që i pëlqen, më në fund, do t’u përgjigjet ndjenjave të saj. Por një aksident i papritur e zhyt në errësirë… dhe kur zgjohet, gjithçka ka ndryshuar.
Tani Xhozi jeton në një shtëpi luksoze në Manhatan, është e martuar me një burrë që e adhuron dhe ka një jetë të përsosur në çdo detaj. Vetëm se ajo nuk e mban mend asgjë prej saj.
Kjo është jeta që ka dashur gjithmonë, por i duhet të vendosë: A do të kthehet në jetën e mëparshme apo do të qëndrojë me dashurinë e jetës së saj në këtë realitet pothuajse të përkryer?
Një histori magjike dhe prekëse për dashurinë, fatin dhe guximin për të gjetur veten.









