Shah Mat

1200 Lekë
“Shah Mat” është një romancë e ëmbël dhe magjepsëse, ku gurët e shahut bashkojnë dy rivalë në shah, një vajzë e një djalë, në ndeshjen më të rëndësishme, atë të zemrës.

Mallori Grinlif i ka mbyllur hesapet me shahun për shkak të një ngjarjeje të rëndë familjare. Kjo, deri në çastin që pranon të luajë në një turne bamirësie dhe gjendet ballë për ballë me kampionin e botës në shah, Nolan Sojer, i cili gëzon dhe famën e “djalit të keq”.
Humbja e Nolanit me një shahiste të re, i lë të gjithë me gojë hapur. Por më e çuditshmja është dëshira e tij për të luajtur sërish me të. A s’do të ishte më mirë që Malloria të ikte, të dorëzohej, t’i jepte fund lojës?
Ndërsa ngjitet gjithnjë e më lart në klasifikim, vajza fillon të kuptojë që lojërat nuk mbeten vetëm në fushën e shahut dhe gara bëhet më e “egër”, më tërheqëse, më intriguese.
 

Autori:
Kategoria:
Përktheu:Texhiona Matushi
ISBN: 978-9928-838-06-3
Pesha: 1 g
Numri faqeve: 332

Përshkrimi

“Shah Mat” është një romancë e ëmbël dhe magjepsëse, ku gurët e shahut bashkojnë dy rivalë në shah, një vajzë e një djalë, në ndeshjen më të rëndësishme, atë të zemrës.

Mallori Grinlif i ka mbyllur hesapet me shahun për shkak të një ngjarjeje të rëndë familjare. Kjo, deri në çastin që pranon të luajë në një turne bamirësie dhe gjendet ballë për ballë me kampionin e botës në shah, Nolan Sojer, i cili gëzon dhe famën e “djalit të keq”.
Humbja e Nolanit me një shahiste të re, i lë të gjithë me gojë hapur. Por më e çuditshmja është dëshira e tij për të luajtur sërish me të. A s’do të ishte më mirë që Malloria të ikte, të dorëzohej, t’i jepte fund lojës?
Ndërsa ngjitet gjithnjë e më lart në klasifikim, vajza fillon të kuptojë që lojërat nuk mbeten vetëm në fushën e shahut dhe gara bëhet më e “egër”, më tërheqëse, më intriguese.
 

Informacion mbi librin

Autori

Ali Hazelwood

Cmimi

1200 Lekë

ISBN

978-9928-838-06-3

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Romancë

Koleksioni

Fluturëzat

Përkthyesi

Texhiona Matushi

Titulli origjinal

Check Mate

Viti botimit

2024

Pesha

1 g

Numri faqeve

332

Recensione

Ali Hazelwood ka rrëmbyer zemrat e shumë lexuesve me komeditë e saj romantike për të rritur. Tani, me këtë histori debuton në botën e të rinjve që shkëlqen për humorin brilant dhe personazhe të spikatura... Kjo është një histori dashurie zbavitëse dhe plot emocione.
 
Booklist
 
I mbushur me humorizmin karakteristik të autores, me personazhe të zhvilluara mirë dhe me konflikte realiste, përpos botës së shahut të realizuar mjeshtërisht, kjo histori dashurie do t’i bëjë për vete si lexuesit adoleshentë, ashtu edhe të rriturit.
 
Kirkus Reviews
 
Ali Hazelwood është mbretëresha e komedive romantike, plot zgjuarsi dhe humor dhe “Shah Mat” është libri i saj më i mirë deri tani. Plot me batuta pikante, personazhe inteligjente dhe tension maksimal (dhe shumë shah!!), kjo është historia e përsosur e dashurisë mes rivalësh dhe dashnorësh. “Shah Mat” do të të bëjë të qeshësh e të mos mbyllësh sy gjithë natën. Kush e mendonte se shahu mund të ishte kaq romantik?
 
Alex Aster, autor bestseller i New York Times-it