#1 NEW YORK TIMES dhe USA TODAY BESTSELLER
Një romancë e magjishme mbi fuqinë e fatit dhe rastësitë fatlume, që të ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë.
Kur Izi Astori i hipën avionit, pret dyndjen, zhurmën dhe mërzinë e zakonshme. Mirëpo kur i afrohet ndenjëses së saj, djaloshi i ulur aty nuk është aspak fqinji i bezdisshëm që kishte përfytyruar. Nejt Filëni, me flokë të zinj dhe sy të kaltër, ka një sharm të parezistueshëm: tërheqja mes dy të rinjve është fatale.
Por rastësia nuk është vetëm fatlume: pak minuta pas ngritjes në fluturim, avioni rrëzohet dhe nga ky çast, jeta e tyre ndryshon rrënjësisht. Kthesat e fatit nuk vonojnë t’i vënë në sprovë. Nejtit i duhet t’i futet karrierës ushtarake në misione të largëta lufte, ndërsa Izi, politikës. Ndonëse përpiqen ta mbajnë gjallë lidhjen përgjatë viteve, e kanë shumë të vështirë të takohen. Duket se për të dy, tjetri është njeriu i duhur, por kurrë çasti i përshtatshëm.
Derisa të dy do të ritakohen në një mision lufte në Afganistan, ku Nejti do të bëjë çmos që asaj të mos i hyjë gjemb në këmbë. Dhe do të bëjë çmos që t’i fitojë zemrën sërish.
Në këtë roman bëhen një ngjarjet e aktualitetit, aventurat emocionuese dhe romanca. Duke alternuar narratorët e romanit dhe linjat kohore, Yarros-i eksploron tmerret e luftës dhe pasojat e përvojave traumatike. Personazhet e saj origjinalë janë njëkohësisht të fortë dhe të pambrojtur dhe historia e tyre
plot pasion, por asnjëherë e sigurt nëse do të përfundojnë bashkë apo jo, godet në shenjë duke i rrëmbyer zemrën lexuesve.








