Page 75 - abetare
P. 75
GOMARI NË FESTË
Një ditë, gomari përgatiti një maskë.
E vuri maskën dhe u nis për në festën e kafshëve.
Kur mbërriti atje, kafshët e përshëndetën.
Askush nuk e njohu. Gomari u ndie i lumtur.
Nga gëzimi, lëshoi një pëllitje të fortë: ia-ia-ia.
Kafshët shtangën dhe mbetën gojëhapur.
Ato e kuptuan se pas maskës fshihej gomari.
Filluan të qeshnin dhe ta ngacmonin.
Përrallë
Pyetje
Përse e përgatiti maskën gomari?
Pse qeshën kafshët me gomarin?
b PO JO
a c
A kanë të drejtë kafshët ta ngacmojnë gomarin?
b
PSE
Krahaso gomarin me kalin.
i urtë
punëtor Imitoni zërat e kafshëve:
i bindur kali lopa
i fortë
gomari delja
i ngadaltë
ujku macja
i bukur
i shpejtë ariu qeni
punëtor
75