Page 63 - abetare
P. 63
KALENDARI I VITIT
Mësuesi po u mëson fëmijëve kalendarin e vitit:
– Të parat janë stinët. Viti ka katër stinë:
pranvera, vera, vjeshta, dimri.
KALENDAR
– Viti ka 12 muaj. I pari është janari.
Pas tij vijnë shkurti, marsi, prilli, maji,
qershori, korriku, gushti, shtatori,
tetori, nëntori, dhjetori.
– Java ka shtatë ditë: e hënë, e martë,
e mërkurë, e enjte, e premte,
e shtunë, e diel.
Shkruaj.
Emrat e stinëve të vitit:
Emrat e ditëve të javës:
Emrat e muajve të vitit:
Formo fjalë. Formo fjali.
TA
Vjeshta para verës.
Vera vjen pas pranverës.
KO VA PA
Pranvera pas verës.
LA
Shkruaj me shkronja shtypi.
VLORA PRESHEVA TETOVA GJAKOVA
Vlora
63