Page 53 - abetare
P. 53
ANKESAT E SHKRONJAVE
Shkronjat A, I, U, E, Ë, O sot nuk shkuan në shkollë.
Shota, Shpendi e Kreshniku nuk i kanë shkruar mirë.
Emrin vendi e kanë shkruar veni.
Emrin mësuese e kanë shkruar msuse.
Emrin shkronjë e kanë shkruar shkroj.
Shkronjat shkruan një letër:
“Mësuese Shpresa,
Ne sot po ikim nga klasa, sepse
nuk na kanë shkruar mirë.”
Mësuese Shpresa dhe nxënësit
shkuan te shkronjat. U kërkuan
falje, i morën e shkuan së bashku
në klasë.
Kush nuk i shkroi mirë shkronjat?
Shota? Ana? Shpresa?
Plotëso.
Ata që kapin peshk, quhen . . .
Ata që shesin, quhen .
Ata që ngasin makinën, quhen .
Shkruaj fjalinë.
Prishtina
SHPRESA BANON NË PRISHTINË.
53