Page 3 - abetare
P. 3
Si ta kuptojmë dhe si ta përdorim tekstin e Abetares
1. Teksti i Abetares të mëson t’i lexosh dhe t’i shkruash të gjithë tingujt
dhe shkronjat e gjuhës shqipe, të lexosh me kuptim tregime e tekste
të ndryshme me karakter letrar dhe joletrar, të shkruash tekste të
shkurtra, fjali, fjalë dhe ushtrime të larmishme me karakter analitik,
sintetik e krijues.
2. Teksti i Abetares të mëson që, në mënyrë intuitive, të zbulosh disa
dukuri gjuhësore, si: shenja pikësimi, rregulla drejtshkrimore të thjeshta,
të cilat të bëjnë ta përdorësh gjuhën shqipe saktë, bukur e pa gabime.
3. Teksti i Abetares është mbështetur në metodat më bashkëkohore
të tekstologjisë moderne për përvetësimin e lexim-shkrimit fillestar. Ai
mbështetet në traditën e abetareve të gjuhës shqipe dhe në natyrën e
veçantë të gjuhës shqipe.
4. Teksti i Abetares është strukturuar në tri pjesë:
· Paraabetarja, e cila mbështetet në metodën fonike, alfabetike, globale;
· Abetarja, e cila mbështetet në metodën analitike, sintetike;
· Pasabetarja, që është vazhdim i të lexuarit të kuptimshëm.
5. Teksti i Abetares realizon një integrim ndërmjet lexim-shkrimit
dhe lëndëve shkollore si matematikë, art, dramë, shkencë etj.
6. Teksti i Abetares ka në qendër të vëmendjes universin e
fëmijës, si: lojërat, kafshët, ëndrrat, edukimin me dashurinë për
prindërit, për mësuesin, për vendin. Jep njohje për vendlindjen,
natyrën e saj, historinë dhe shoqërinë shqiptare ku flitet shqip.
7. Teksti i Abetares është i shoqëruar me Abetaren
e punës, përmes së cilës nxënësit do të kryejnë shumë
ushtrime gjuhësore për të zbërthyer e përvetësuar
librin bazë.
PËRMBAJTJA
PARAABETARE 7
Drejt shkollës 8 Në fshat 16
Në shtëpi 10 Luajmë 17
Në qytet 12 Kalendari i ditëlindjeve 18
Në mëngjes 14 Në garë 19
Dita ime 15 Përralla 20
3