Ana Karenina (Vëllimi I)

1200 Lekë
“Ana Karenina”, kryevepra e Leon Tolstojit, vjen në këtë botim të rifreskuar, po aq tronditëse, madhështore e bashkëkohore sa në kohën kur u shkrua, më 1877. Një klasik i pakohë.
Dashuria e çmendur, fatale, plëngprishëse e Ana Kareninës, një grua e martuar, pjesë e aristokracisë ruse, me Aleksej Vronskin, një ushtarak riosh, me një jetë pa vramendje, është strumbullari i kësaj historie. Po cili është mëkati i vërtetë i Anës, ai i pafalshmi, që e shtyn drejt një akti të pakthyeshëm? Është vitaliteti i saj grafullues, është nevoja e saj për dashuri e sigurisht edhe sensualiteti i ndrydhur.
A është një histori dashurie ajo që lidh Anën me Vronskin? Sigurisht, por Tolstoj nuk mbetet në sipërfaqe, nuk zgjatet shumë në aspektin sentimental të lidhjes së tyre, por rrëmon në ndjesitë antagoniste që e gërryejnë Anën përbrenda, përgjithnjë në konflikt mes një dashurie pa kushte dhe normat morale që dikton shoqëria, martesa dhe sidomos ndjenja e fajit për të birin.
Një roman kompleks, i fuqishëm, një mozaik i jashtëzakonshëm i një Rusie shpesh rurale, por edhe qytetare. Ai ka një galeri të pafund personazhesh të spikatura, jeta e të cilëve, ankthet, vuajtjet, ndjenjat e fajit, dashuritë e mundura e të pamundura, feja, vdekja, arti, morali, politika, ekonomia e filozofia gërshetohen mrekullisht e të duket sikur sheh veten në pasqyrë, aq aktual është dhe sot e kësaj dite.
“Ana Karenina” është një roman i pasur, që endet mes një shumësie ndjesish e emocionesh njerëzore, është një vepër komplekse mbi kuptimin e jetës.

Autori:
Kategoria:
Përktheu:Vedat Kokona
ISBN: 978-9928-838-19-3
Pesha: 1 g
Numri faqeve: 510

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Leon Tolstoj

Cmimi

1200 Lekë

ISBN

978-9928-838-19-3

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Klasikë

Koleksioni

Klasikët botërorë

Përkthyesi

Vedat Kokona

Titulli origjinal

Ana Karenina

Viti botimit

2025

Pesha

1 g

Numri faqeve

510

Recensione

“Ana Karenina” nuk është një histori alla Romeo e Zhuljeta, histori adoleshentësh fatkeqë, por një histori të rriturish, të torturuar nga kufijtë. Është portretizimi i një përplasjeje mes botës së vjetër me rregulla të ngurta fetare, duele, role gjinore të përcaktuara njëherë e mirë e ndarje klasore dhe një bote të re, me divorce, ndarje, beteja për kujdestarinë e fëmijëve, vetëvendosjes së gruas dhe rregulla morale aspak të prera.
The Guardian
 
Tolstoji beson se ne jemi të lirë të bëjmë zgjedhje dhe se vullneti ynë i lirë bazohet në diçka të vërtetë. Nga ana tjetër, ai ushqen respekt të madh për kompleksitetin dhe fuqinë e rrethanave; edhe personalitetin e psikologjinë e njeriut, Tolstoji e konsideron pjesë të “rrethanave”. Ekzistojnë caqe për veprimet që mund të bëjmë në botën reale, siç ekzistojnë caqe edhe për atë që mund të ndiejmë, të njohim apo të përfytyrojmë brenda vetes sonë. Këto caqe të brendshme mund të jenë po aq të përhershme sa dhe ato të jashtmet.
 
The New Yorker