Leon Tolstoj

Shkrimtari rus, Leon Tolstoj (konti Lev Nikolajeviç Tolstoj) konsiderohet mjeshtër i letërsisë realiste dhe një nga romancierët më të mëdhenj të botës, i njohur sidomos për romanet “Ana Karenina” e “Lufta dhe paqja”. Në veprat e tij, ai eksploron marrëdhëniet nga më të ndryshmet të qenies njerëzore. Ato janë cilësuar jo thjesht si vepra arti, por si vepra jete. Tolstoj njihet edhe për personalitetin e tij kompleks dhe paradoksal, si dhe për pikëpamjet e veta jashtëzakonisht moraliste dhe asketike, të cilat i bëri të vetat pas një krize morale dhe një rizgjimi shpirtëror më 1870. Pas kësaj periudhe, ai bë i njohur edhe si mendimtar moralist dhe reformator shoqëror.

Leon Tolstoj