Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh

700 Lekë
Siç shihet edhe nga titulli i këtij fjalori, autori ka përfshirë në të lulet, frutat dhe perimet, duke u përpjekur, jo vetëm të vërë në dukje tiparet erotike të këtyre tri kategorive, por edhe të provojë se, nga ana fonetike, shpesh emrat e tyre shpalosin ose krijojnë një atmosferë erotike, për të cilën rrëfen edhe një ngjarje krejt të imagjinuar, por të përshtatshme vetëm për publikun shqiptar dhe për gjuhën shqipe. Nëpërmjet këtyre ngjarjeve, autori ka arritur të shpalosë disa shprehi apo gjeste të përhapura të kulturës sonë, i ka vendosur ato në kontekste sa erotike, po aq edhe gazmore apo satirike, duke paraqitur kështu një pjesë të rëndësishme e të lashtë, sa edhe të censuruar, në letrat shqiptare. Pa dashur të vëmë kufizime për lexueset dhe lexuesit, duhet të theksojmë se ky fjalor, gjithsesi zbavitës, do ti shijonte më shumë një publiku të rritur, pra, në moshë madhore, dhe, mundësisht, me njëfarë përvoje erotike.
Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-228-66-6
Pesha: 151 g
Numri faqeve: 132

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Edmond Tupja

Cmimi

700 Lekë

ISBN

978-9928-228-66-6

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Humor,Fjalor,Tregime erotike

Viti botimit

2017

Pesha

151 g

Numri faqeve

132

Recensione