Page 38 - Demo
P. 38
Libër për mësuesin/en36PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMOREASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrësLënda:Njeriu dhe natyraShkalla e kurrikulës: IKlasa: ITema:Materialet, objektet dhe shndërrimet e tyreRezultati i të nxënit të temës:Grupon objektet sipas materialeve që i përbëjnë (tekstil, gomë, metal, plastikë, qelq, dru, argjilë).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.3; II.1; II.4; III.2; III.7; IV.6; VI.6;Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1; 2.4;ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Grupimi i materialeveFjalët kyçe: i riciklueshëm, grupim.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimorex Numeron objekte me të njëjtin material.x Grupon objektet bazuar në përdorimin e materialit të tyre.x Tregon raste të përdorimit të materialeve bazuar në vetitë e tyre.Kriteret e suksesit:x Grupo të paktën një grup me objekte me të njëjtin material.x Trego të paktën në një grup me objektet bazuar në përdorimin e materialit të tyre. x Numëro të paktën një rast të përdorimit të një materiali bazuar në vetitë e tij.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri i nxënësit/es, objekte prej materialesh të llojeve të ndryshme.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë shqipe, Edukatë figurative, Shkathtësi për jetën, Matematikë, Arsimi për zhvillim të qëndrueshëmPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARIVE TË PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREBisedë:Në tabelë shkruhet fjala: “Riciklim”. Nxiten nxënësit/et të tregojnë nëse e kanë dëgjuar këtë fjalë dhe se çfarë dinë për të. Plotësohet “Tabela e fjalëve” dhe sqarohet kuptimi i fjalës “Riciklim” si proces i ripërpunimit të materialeve të përdorura në materiale të reja. Gjithashtu theksohet se gjatë procesit të riciklimit, është i nevojshëm grupimi i materialeve të ndryshme. Prezantohet nga figura e librit situata dhe komentet e fëmijëve, të cilët po grumbullojnë materiale për riciklim. Lexohen mendimet e fëmijëve në figurë dhe nxiten nxënësit/et të tregojnë objekte të tjera, të cilat mund t’i shtohen grupeve te materialet e tyre.