Skenar brilant

1200 Lekë
Endi, një komedian në të tridhjetat e vona besonte se ai dhe Xheni do të ishin bashkë përgjithmonë. Për vite me radhë, kanë ndarë bashkë dashurinë, humorin dhe një jetë, në dukje, të lumtur. Por kur Xheni vendos të largohet, Endit i shembet bota dhe mbetet me boshllëkun e vetmisë, i detyruar tashmë të përballet me gjithçka që kishte shmangur: kujtimet, dështimet dhe veten.
Në përpjekje për të rindërtuar jetën, ai mëson se “skenari brilant” i dashurisë dhe i jetës nuk qëndron te përsosmëria, por te brishtësia njerëzore, te gabimet dhe te guximi për t’ia nisur sërish nga e para.
Me stilin e saj karakteristik, të mbushur me humor të hollë dhe ndjeshmëri të thellë, Dolly Alderton na sjell një roman prekës për dashurinë, humbjen, marrëzitë pas ndarjeve dhe rifilllimin e jetës. I sinqertë, i ndier dhe argëtues, “Skenar brilant” është një roman për atë që ndodh pas frazës “dhe jetuan të lumtur përgjithmonë”, si dhe për bukurinë që gjendet në fillimet e reja.

Autori:
Kategoria:
Përktheu:Esmeralda Cimboku Çavo
ISBN: 978-9928-845-13-9
Pesha: 1 g
Numri faqeve: 330

Përshkrimi

Endi, një komedian në të tridhjetat e vona besonte se ai dhe Xheni do të ishin bashkë përgjithmonë. Për vite me radhë, kanë ndarë bashkë dashurinë, humorin dhe një jetë, në dukje, të lumtur. Por kur Xheni vendos të largohet, Endit i shembet bota dhe mbetet me boshllëkun e vetmisë, i detyruar tashmë të përballet me gjithçka që kishte shmangur: kujtimet, dështimet dhe veten.
Në përpjekje për të rindërtuar jetën, ai mëson se “skenari brilant” i dashurisë dhe i jetës nuk qëndron te përsosmëria, por te brishtësia njerëzore, te gabimet dhe te guximi për t’ia nisur sërish nga e para.
Me stilin e saj karakteristik, të mbushur me humor të hollë dhe ndjeshmëri të thellë, Dolly Alderton na sjell një roman prekës për dashurinë, humbjen, marrëzitë pas ndarjeve dhe rifilllimin e jetës. I sinqertë, i ndier dhe argëtues, “Skenar brilant” është një roman për atë që ndodh pas frazës “dhe jetuan të lumtur përgjithmonë”, si dhe për bukurinë që gjendet në fillimet e reja.

Informacion mbi librin

Autori

Dolly Alderton

Cmimi

1200 Lekë

ISBN

978-9928-845-13-9

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Romancë

Përkthyesi

Esmeralda Cimboku Çavo

Titulli origjinal

The Good Material

Viti botimit

2024

Pesha

1 g

Numri faqeve

330

Recensione

Me një stil tipik britanik, “Skenar brilant” sjell të gjitha elementet më të këndshme të komedisë klasike romantike: dialogë të gjallë, marrëdhënie realiste, takime dhe keqkuptime plot humor, duke lënë pas rolet gjinore klishe dhe skenarin e zakonshëm të martesës. Alderton shkëlqen në portretizimin e marrëdhënieve shoqërore me ndjeshmëri dhe origjinalitet.
The New York Times
 
Një libër që të bën të qeshësh me lot, me personazhe të çuditshme, dialogë të zgjuar dhe tematika të njohura për të rinjtë e brezit milennial, që nuk do t’ju mërzisë aspak. Ndonëse duket si libër i lehtë dhe i këndshëm për t’u lexuar, “Skenar brilant” të shtyn të mendosh.
The Independent 
 
Libri më argëtues i këtij viti… Kam qeshur kaq shumë teksa lexoja për zemërthyerjen e Endit. Një kënaqësi e vërtetë.
The Sunday Times