Libër i përzgjedhur nga Redaksia e New York Times!
Libër i përzgjedhur nga Klubi i Librit #ReadwithJenna te Today Show!
Libër i përzgjedhur nga Klubi i Librit Barnes and Noble!
Një nga 100 librat më të mirë të vitit sipas Time Magazine!
Fitues i çmimit Goodreads Choice Awards!
***
Është një ditë e mrekullueshme në Njuport, Rod Ajlend, kur Fibi Stoun mbërrin në hotelin luksoz Cornwall Inn, e veshur me një fustan elegant mëndafshi, në ngjyrë të gjelbër dhe këpucë me taka ngjyrë ari, pa as edhe një
çantë me vete. Të pranishmit në hollin e hotelit, që janë të gjithë pjesëmarrës
në një dasmë, e pandehin si njërën prej dasmorëve. Mirëpo Fibi s’ka asnjë lidhje me dasmën. Ajo ka ardhur, sepse prej vitesh ëndërron që të kalon disa ditë aty. Në ëndrrat e saj, ajo pinte kokteje në holl dhe lundronte me të shoqin, duke soditur perëndimin. Vetëm se tani është krejt fillikat, gjendet në pikën më të dëshpëruar të jetës, por e vendosur ta përkëdhelë veten për herë të fundit.
Nusja, më lozonjarja midis dasmorëve, ka investuar shumë para dhe kohë në përgatitjen e festimeve, që do të zgjasin pothuajse një javë. Ajo është përgatitur për çdo pengesë të mundshme, me përjashtim të Fibit dhe të vendimeve të saj. Prania e një të huaje të depresuar në hotelin e dasmës së saj turbullon planet dhe i detyron dy gratë të njohin njëra-tjetrën, familjet dhe sekretet që i shoqërojnë ato. E kështu pak nga pak, rastësia e vogël e një prenotimi në hotelin e dasmorëve do të kthehet në një nga mundësitë e mëdha që ofron jeta.
Argëtues dhe prekës, “Dasmorët” është një roman tërheqës mbi dashurinë, miqësinë, familjet jofunksionale dhe rrugët e papritura që shpien drejt lumturisë.
