Po të ktheheshim pas në kohë, në cilin çast do të ndaleshim për të ndryshuar rrjedhën e fatit?
A mund të harrohet dashuria e parë, kur zemra nuk ka reshtur kurrë së kujtuari?
Një verë. Një dashuri e ndaluar. Një e fshehtë që ndryshoi gjithçka. Për Beti Kenedin, ai çast është vera e vitit 1955, kur, pa e kuptuar, hyn në pronën madhështore të familjes Ulf dhe takohet rastësisht me Gabrielin. Ai është tetëmbëdhjetë vjeç, trashëgimtar i një familjeje të pasur dhe me rrugën të hapur drejt Oksfordit. Ajo, shtatëmbëdhjetë, nga një familje e thjeshtë dhe nxënëse në një shkollë murgeshash për vajza. Dy botë të largëta, por dy shpirtra që njohin njëri-tjetrin menjëherë: të dy vetmitarë, ëndërrimtarë, të dashuruar me letërsinë.
Ajo afërsi kthehet shpejt në dashuri — një ndjenjë e zjarrtë dhe e lirë si vera që i bashkoi. Por vera përfundon, e bashkë me të edhe gjithçka mes tyre.
Trembëdhjetë vjet më vonë, Beti nuk bën jetën që kishte imagjinuar. Nuk u bë kurrë shkrimtare dhe ende banon në fshatin e vogël, ku jeton me bashkëshortin e saj të dashur e shpirtmirë, Frenkun, në një martesë të qetë, por të ndërtuar mbi një marrëveshje të heshtur për të mos përmendur të kaluarën, e cila do të ringjallet në trajtën e Gabriel Ulfit. Ai kthehet papritur — tani një shkrimtar dhe figurë publike e famshme — dhe tok me të kthehen kujtimet, ndjenjat e pazbehura dhe sekretet e asaj vere të largët. Ndërsa jeta e Betit fillon të lëkundet, ajo përballet me një zgjedhje që e ndan ndërmjet dy dashurive.
Teksa Beti bëhet përsëri pjesë e jetës së Gabrielit, tensionet në qytezë rriten dhe sekrete e xhelozi të rënda nga e kaluara dalin në sipërfaqe, këtë herë me pasoja fatale. Ajo është e detyruar të bëjë një zgjedhje midis gruas që ka qenë dikur dhe gruas që është tani.
Një histori dashurie epike me ritëm dhe të papritura si një thriller, “Tokë e thyer” tregon për dashurinë e parë, gabimet që na plazmojnë dhe fuqinë për të nisur nga e para.
