Lumturia vlen më shumë se gjithçka në botë.
E kush nuk i ka dëgjuar fjalët e njohura të Druvarit prej teneqeje në librin "Magjistari i Ozit" të shkrimtarit të madh Lyman Frank Baum? Aventura e Dorotisë — e cila pasi e rrëmben uragani, kërkon si e si të kthehet në shtëpi, duke takuar personazhe të ndryshme e duke vizituar vende të jashtëzakonshme — ju paraqitet fëmijëve në një version më të thjeshtë, pajisur me mjete për të lehtësuar leximin dhe me plot imazhe mbresëlënëse.
Si mund ta përdorë mësuesi këtë libër?
- Mësime mbi miqësinë, guximin dhe vetëbesimin
- Diskutime mbi karakteret dhe zhvillimin e tyre
- Lexim me role për zhvillimin e të folurit
- Punë kreative: vizatime, skena teatrale, ose shkrime imagjinare me fund tjetër




