Pa mëri
Përshkrimi
Një përmbledhje shkrimesh dhe intervistash të botuara në shtyp që prej ditës kur heshtjes thuajse gjysmëshekullore mundi tia hiqte prangat që i ndrynë fjalën e lirë. Një libër i ndarë në tri pjesë: shkrime letrare e publicistikë, intervista dhe fjala e të tjerëve. Analiza për letërsinë shqipe dhe rolin e saj, për përkthimet dhe përkthyesit që sollën në shqip klasikët dhe veprat më të mira të letërsisë botërore, për veçantitë estetike të veprës dhe jetës së autorëve të njohur shqiptarë e të huaj, si Prendushi, Koliqi, Allende, Pirandello etj., për personazhe tipike të letërsisë shqipe; rolin e Kishës Katolike përgjatë historisë shqiptare për shkollimin dhe edukimin e të rinjve; analiza publicistike për probleme politiko-shoqërore. Në pjesën e dytë janë përfshirë intervistat e dhëna nga autori për median. Ndërsa në pjesën e tretë është fjala e të tjerëve, shkrime për jetën dhe veprën e Amik Kasoruhos, rolin dhe kontributin e tij si shkrimtar, e veçanërisht si përkthyes që ka bërë të flasin shqip një sërë veprash botërore.
Informacion mbi librin
| Autori | |
|---|---|
| Cmimi | 1000 Lekë |
| ISBN | 978-9928-162-60-1 |
| Kategoria | Botime joletrare |
| Nënkategoria | Publicistikë |
| Viti botimit | 2013 |
| Pesha | 462 g |
| Numri faqeve | 462 |
