Poetët bëjnë dashuri ndryshe

700 Lekë
Martin Ibrahimi apo Marti, siç e thërrasin miqtë, diplomuar për letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock Lufta e Ftohtë. Jeta e tij merr një kthesë të çuditshme kur njeh Enxhin, e cila, me enxhitetine saj, do ta sfidojë Martinin në një duel joshjesh e fjalësh, duke e tërhequr në një Tiranë të panjohur për të. Është një Tiranë që ka zhurmën e tregut të Medresesë, ironinë e mbrëmjeve poetike dhe sfidën e një proteste. Pastaj ka edhe zakone bilardosh, spitale të ndyra, ideale partish e mësime universitare, pa harruar provat për koncertin e radhës, të gjitha këto të shërbyera me zhargonin dhe humorin e rrugëve shqiptare. Në këtë vorbull ngjarjesh personazhet dalin nga bota e fantazisë e marrin shëmbëlltyrën e këtij apo atij personi që çdo lexues me siguri njeh. Martini na rrëfen rrugëtimin e tij duke u ndalur tek e përditshmja që e nervozon e ndaj së cilës i duhet të jetë indiferent; te pasioni i tij për muzikën e vërtetë, por që shumica nuk e kupton; te ngushëllimi që kërkon të gjejë tek antidepresivët, por që nuk mund tia zgjidhin problemet; te domethënia e një dashurie, ndaj së cilës realiteti i zymtë shqiptar ka vënë një zgjedhë.
Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-162-03-8
Pesha: 320 g
Numri faqeve: 266

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Darien Levani

Cmimi

700 Lekë

ISBN

978-9928-162-03-8

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Autorë shqiptarë

Viti botimit

2012

Pesha

320 g

Numri faqeve

266

Recensione