23 Nëntor, 2014

1 2 3 4 5

Shtypshkronja Pegi

Shtypshkronja Pegi është e njohur që nga viti 1994, kohë kur ajo filloi aktivitetin e shtypit në saje të një investimi në një makineri 1-ngjyrëshe. Që nga fillimi i veprimtarisë së saj, misioni i Pegit të ofrojë botime cilësore për klientët e saj në kohë dhe në përputhje me kërkesat e tregut. Për të përmbushur këtë mision, është investuar në mënyrë të konsiderueshme në teknologji moderne. Në vitin 2006, Pegi ishte kompania e parë në Shqipëri që investoi në makinerinë kompjuterike të lastrave. Në vitin 2010, shtypshkronja Pegi është kompania e parë në Shqipëri që investoi ne cilesine e shtypit me nje makineri 8 ngjyreshe. Në saje të përpjekjeve të saj Pegi është përzgjedhur nga institucione të rëndësishme private dhe publike, si UNHCR, UNICEF, Bashkia e Tiranës, British Council dhe Coca-Cola. Në vitin 2005, shtypshkronja Pegi u vlerësua me çmimin “Century International Gold Quality Era Award” nga Century Quality Era Award Foundation.