16 April, 2014

Child 44
Title:      Child 44 cover
Author(s):      Tom Rob Smith
ISBN-10(13):      978-99281-24-01-2
Translator:      Artan Miraka
Publication date:      2011
Edition:      First
Language:      Albanian
Price:      1000 Lekë
Description:     

Në Bashkimin Sovjetik stalinist, ndonëse miliona njerëz jetojnë në frikë, nuk ekziston krimi. Edhe dyshimi më i vogël për tradhti ndaj Shtetit apo fjala e gabuar në kohën e gabuar, mund ta çojnë një njeri të pafajshëm drejt ekzekutimit.

Oficeri Leo Demidov, një hero lufte idealist, beson se po ndërton një shoqëri të përkryer. Por, besnikëria e tij nis të lëkundet, pasi bëhet dëshmitar i marrjes në pyetje të një njeriu të pafajshëm dhe, kur merr urdhër të hetojë gruan e vet, Raisën, ai detyrohet të zgjedhë të vërtetën që i dikton zemra.

Atëherë ndodh e pabesueshmja. Një vrasës është i lirë të vrasë sa herë të dojë dhe dogmat e Leos marrin fund njëherë e përgjithmonë. Ai rrezikon edhe jetën për të gjetur këtë kriminel, të cilin, Shteti nuk pranon as që ekziston. Dhe ndërkaq, Leoja zbulon se rreziku i vërtetë nuk i kanoset nga vrasësi që përpiqet të kapë, por nga vendi që përpiqet të mbrojë.